Skandali i “Bankers” në Apel, të akuzuarit kërkojnë ndryshimin e masave të sigurisë

Skandali i “Bankers” në Apel, të akuzuarit kërkojnë ndryshimin e masave të sigurisë

Skandali Bankers është transferuar në Apelin e Përgjithshëm në Tiranë, ku të akuzuarit kanë dalë përpara togave të zeza pas ankimimit të tyre për vendimin e shkallës së parë. Për shkak të personave të akuzuar dhe mbrojtjes së tyre, seanca pritet të zgjasë disa orë. Përfaqësues të ambasadës kineze nuk u lejuan të ndjekin nga afër seancën. Gjykata e Fierit la në fuqi masat e sigurisë për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bankers. Drejtori i Përgjithshëm, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, ish-drejtori dhe Leonidha Çobo kanë masë sigurie “arrest në burg”. Pesë persona janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa 3 të tjerë në detyrim paraqitjeje dhe ndalim të daljes jashtë vendit. Të akuzuarit pretendojnë se nuk kanë lidhje me akuzat dhe kërkojnë masa më të...