SKANDAL/ Policia futet me maska në oborrin e Katedrales Ortodokse, dhunojnë me shkopa gome dhe shkelma të rinjtë
Dhuna policore nuk është ndalur as protestën e sotme ndaj të rinjve studentë dhe gjimnazistë. Një pjesë e tyre u shpërnda nga kryeministria drejt qendrës. Policia i ndoqi nga pas duke ushtruar dhunshëm. Këdo që policia gjen në rrugë e dhunon me shkopa gome dhe e lë përtokë me shkelma. E njëjta gjë ndodhi edhe pranë Katedrales Ortodoske, aty ku ishin një pjesë e protestuesve që nuk po kryenin asgjë të paligjshme. Ata u rrahën, një pjesë për të shpëtuar nga duart e policisë u futën në oborrin e katedrales duke kaluar kangjellat. Edhe aty efektivë të maskuar i ndoqën duke i goditur me shkopinj dhe shkelma.
Burimi:
gijotina.com