Burimi:
Kohajone.com

Skandal në gjysmëfinale, Jozi e gjuan Gjestin me shuplakë dhe e rrëzon për tokë
👁2392
Gjatë momentit të daljes nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4”, pas eliminimit të tij, Jozi Marku goditi me shuplakë të fortë Gjestin, duke e rrëzuar atë në tokë. Ngjarja ndodhi përpara syve të banorëve të tjerë dhe miliona teleshikuesve, duke shkaktuar tronditje dhe një reagim të menjëhershëm nga publiku dhe produksioni. Shuplaka erdhi në mënyrë të papritur, ndërsa Gjestit i ishte afruar për t’i dhënë një përqafim të zakonshëm për largimin. Më pas Ledioni bëri me dije se Joz Marku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë.