Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

Këngëtari i njohur fierak Erind Xhaferi është prangosur me urgjencë nga efektivët e Policisë së Fierit. Arrestimi i tij në flagrancë erdhi pas një informacioni operativ dhe denoncimit të menjëhershëm të bërë nga vetë vajzat e mitura. Sipas burimeve zyrtare, i riu akuzohet për përndjekje sistematike të të miturave dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre. Telefonata e vajzave në sallën operative vuri në lëvizje strukturat e policisë, të cilat organizuan menjëherë ndërhyrjen në terren. Efektivët bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e këngëtarit në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Ndaj Xhaferit është ngritur akuza sipas nenit 108 të Kodit Penal për veprën penale “Vepra të turpshme”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për zbardhjen e...