Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Skandal mjedisor në Parkun Kombëtar të Vjosës, Albpetrol derdh naftë në ‘zemër’ të lumit të fundit të egër të Evropës! Ngordhin gjallesat
Një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, ku jetojnë më shumë se 1000 lloje kafshësh dhe bimësh, u shpall Park Kombëtar nga qeveria shqiptare, duke e bërë Vjosën të parin e këtij lloji në kontinent. Por, pamjet që na vijnë nga Lumi i Vjosës tregojnë një skandal, ku një përrua me naftë bruto derdhet në lumin e fundit të egër të Evropës. Park Kombëtar i Vjosës ende kërcënohet nga mbetjet e përpunimit të naftës, një ndotje kjo e vazhdueshme. I pari që dokumentoi ndotjen në lumin e Vjosës ishte fotografi dhe aktivisti i RiverWatch Joshua David Lim, përmes një video...