Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
S’ka qetësi! Sherr mes të rinjve në Vlorë, 2 persona të plagosur me thikë
PAMJE NGA VENDNGJARJA VLORË-Një konflikt raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku si pasojë dy persona janë plagosur me thikë. Ngjarja ndodhi në lagjen 'Pelivan Leskaj', ku sherri degradoi në përdorimin e thikës. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe mësohet se kanë plagë të shkaktuara me thikë në trup. Sipas informacioneve paraprake plagosja e dy personave ka ardhur pas një grindjeje me një grup tjetër. Në pranga janë vendosur 2 persona që besohet se janë të implikuar në krim. Ende nuk dihen shkaku i ngjarjes./ZËRI