Situatë e rrezikshme në bulevard! Përleshje me gurë, fishekzjarrë, ujë me presion e gaz lotsjellës
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbështjellë tashmë nga një re e dendur tymi të zi, i shkaktuar nga një makinë me targa franceze që po digjet, pas molotovëve të hedhur nga protestuesit. Flakët nuk janë shuar nga autoboti i ujit. Ndërkohë disa protestues kanë marrë fishekzjarrë në duar, të cilët po i përdorin për të sulmuar efektivët. Përleshja me gurë e fishekzjarrë, ujë me presion dhe gaz lotsjellës mes protestueve dhe policisë mbetet mjaft e rrezikshme.
Burimi:
kohajone.com