Situata me zjarret në 24 orë, ‘Mbrojtja’: 39 vatra aktive, situata më e tensionuar në Himarë
zjarri ne himare TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e zjarreve në vend, duke bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 39 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 25 janë shuar plotësisht. Sipas Mbrojtjes, vatrat kryesore aktive janë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Vlorë. Situata më e rënduar është regjistruar në Fier dhe Himarë, ku në lagjen “1 Maji” janë evakuuar 36 persona dhe janë djegur 6 banesa, 3 prej tyre të banuara, ndërsa zjarri ka ulur intensitetin dhe vijon puna për shuarjen e plotë të tij. Njoftimi i plotë: Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë raportuar 39 vatra zjarri, prej të cilave 11 mbeten...
Burimi:
zeri.ai