Dronët në aksion gjatë protestës, policia hedh gaz lotsjellës nga ajri drejt turmës
DRONI HEDH GAZ LOTSJELLES TIRANË- Policia ka përdorur dronët për hedhjen e gazit lotsjellës në drejtim të protestuesve gjatë tubimit në kryeqytet. Krahas ndërhyrjes nga toka, ku efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë me presion këtë herë është përdorur edhe teknologjia ajrore për shpërndarjen e lëndës lotsjellëse mbi turmë. Përdorimi i dronëve është bërë një tjetër element i ndërhyrjes së policisë gjatë protestës, duke shtuar edhe një mënyrë tjetër për shpërndarjen e gazit lotsjellës./ZËRI
Burimi:
zeri.ai