Situata e zjarreve në vend: U raportuan 18 raste, mbeten aktive 2 vatra

Situata e zjarreve në vend: U raportuan 18 raste, mbeten aktive 2 vatra

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë për 24 orët e fundit. Sipas ministrisë, u raportuan për 18 raste zjarri në vend, nga të cilat kanë mbetur aktive ende dy prej vatrave. Dy të tjera, janë gjithashtu nën monitorim. Vatrat aktive janë ajo tek “Liqeni i Luleve” në Dibër, e në fshatin Zambish të Tiranës. Tek ky rasti i fundit, flakët janë përhapur edhe në fshatrat Berdal, Thartor dhe Moroj, duke rrezikuar kështu banesat. “Aktualisht mbeten aktive vatrat: Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë,...
Burimi: Opinion.al