Si u përndoq Marie Kraja nga Sigurimi i Shtetit, tentativat për t’i “ndaluar” zërin dhe pushimi nga puna!

Si u përndoq Marie Kraja nga Sigurimi i Shtetit, tentativat për t’i “ndaluar” zërin dhe pushimi nga puna!

Marie Kraja lindi më 24 shtator 1911 në Zarë të Dalmacisë dhe u nda nga jeta më 21 nëntor 1999. Së bashku me plejadën e parë të këngëtarëve shqiptarë, Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja etj., Marie Kraja interpreton në rolet kryesore të veprave të para operistike shqiptare si “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, si dhe të një sërë veprash të huaja si “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros” etj.. Përveç roleve operistike, pjesë e repertorit të saj janë dhe shumë arie, romanca, pjesë koncertore, si dhe mbi 300 këngë popullore, sidomos ato të veriut. Repertori i saj i këngëve popullore përfshinte traditën mbarëshqiptare të këngës popullore qytetare duke filluar me këngët e qyteteve Pejë, Gjakovë, Shkodër,...