Protesta e 28 Nëntorit, Avokati i Popullit kërkon ruajtjen e pamjeve filmike dhe komunikimeve në radio të policisë
Avokati i Popullit kërkon gjithashtu sqarime për zinxhirin e komandimit, përdorimin e mjeteve të forcës dhe trajtimin e protestuesve, gazetarëve dhe punonjësve të policisë të lënduar. Njoftimi: Tiranë, 29 nëntor 2026. Avokati i Popullit i ka kërkuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë të ruajë menjëherë çdo regjistrim të operacionit të 28 nëntorit: pamjet nga kamerat e trupit, nga dronët dhe nga mjetet, si edhe komunikimet në radio. Kërkesa vjen pas monitorimit në terren që Avokati i Popullit i ka bërë protestës së 28 nëntorit. Komisioneri i Avokatit të Popullit, Ahmet Prençi shprehet se katër protestues që grupet e monitorimit kontaktuan në Spitalin Universitar të Traumës deklaruan se u goditën me plumba gome. Njëri prej tyre deklaroi se u godit në sy dhe grupi konstatoi syrin...
Burimi:
javanews.al