4 protestues pretendojnë se u goditën me plumba gome, Avokati i Popullit kërkon pamjet filmike të protestës së 28 Nëntorit
pamje nga protesta e djeshme-shkresa e avokatit te popullit TIRANË- Pas përplasjeve dhe dhjetëra të lënduarve gjatë protestës së 28 Nëntorit, Avokati i Popullit i ka kërkuar Policisë së Tiranës të ruajë menjëherë të gjitha pamjet filmike dhe komunikimet në radio gjatë operacionit policor. Sipas shkresës së dërguar Policisë, Avokati i Popullit thotë se kërkesa ka ardhur pasi 4 protestues pretendojnë se janë qëlluar me plumba gome. Lidhur me këtë, institucioni kërkon të dhëna të detajuara, mbi urdhërimin e forcës, rregullat të cilat janë ndjekur, si dhe mënyrën se si identifikohen punonjësit e policisë në terren. Në përfundim, theksohet se ngjarjet e 28 nëntorit janë pjesë e hetimit që institucioni zhvillon prej disa muajsh për menaxhimin e protestave nga Policia e Shtetit, ndërsa raporti do të...
Burimi:
zeri.ai