U zhduk për një javë, 75-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kanal në Itali

U zhduk për një javë, 75-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kanal në Itali

Është gjetur i pajetë në një kanal në Itali 75-vjeçari shqiptar, Eqerem Ahmetaj, i cili ishte zhdukur prej një jave. Trupi i tij u zbulua pasditen e së shtunës, më 28 nëntor, në fshatin San Zeno, në zonën e Breshias. Ahmetaj, i cili jetonte prej 20 vitesh në Itali dhe banonte i vetëm, ishte larguar nga shtëpia më 21 nëntor. Ish-bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij që kujdeseshin për të, kishin humbur kontaktet me 75-vjeçarin që prej mbrëmjes së asaj dite. Përgjigjja e fundit që familjarët morën prej tij në telefon ishte në orën 19:21, kur 75-vjeçari u tha: “Rashë, jam i lagur”. Pas kësaj, ai nuk u përgjigj më. Trupi u gjet nga helikopteri “Drago” i Brigadës së Zjarrfikësve, e cila ishte angazhuar në...