“Edhe në ’97 nuk u prek”, dëmtimet në Teatrin e Kukullave gjatë protestës, drejtoresha: Disa prej nesh u asfiksuan!
As trazirat e vitit 1997 nuk e prekën godinën historike të Teatrit Kombëtar të Kukullave, e cila u bë objekt i sulmeve gjatë protestës së 28 nëntorit në Tiranë. Këtë e solli në kujtesë këtë të diel drejtoresha e teatrit, Melsi Qirici, përmes një reagimi të gjatë në Instagram, ku ndau edhe pamje të dëmeve të godinës historike. Qirici rrëfen se gjatë sulmit ajo dhe stafi ndodheshin brenda teatrit, të ngujuar mes tymit dhe gazit, ndërsa drejt godinës hidheshin shishe me benzinë. Disa prej tyre u asfiksuan, por qëndruan në teatër deri në përfundim të trazirave. Drejtoresha kujton se godina mbi një shekullore, që ka shërbyer si Parlamenti i parë shqiptar dhe që vetëm dy vite më parë u restaurua me fondet e Bashkimit Evropian,...
Burimi:
javanews.al