Prokuroria jep detaje për arrestimin e tre personave, nën dyshimin se po planifikonin një vrasje
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka zhvilluar një operacion hetimor lidhur me një rast të dyshuar të përgatitjes së një vrasjeje. Operacioni është realizuar të shtunën, ndërsa janë ndaluar dy persona për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Përgatitja e veprës penale të vrasjes e rëndë’’ nga neni 173, lidhur me nenet 27 dhe 31 të KPRK-së, si dhe veprës penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). “Në kuadër të këtij operacioni, janë realizuar kontrolle dhe bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Obiliq dhe Gjakovë, me qëllim të lokalizimit të personave të dyshuar,...
Burimi:
syri.net