Kapri viziton të riun nga Vlora që u qëllua me plumb gome në sy: Rrezikon shikimin, përgjegjësit e aktit kriminal do mbajnë përgjegjësi!
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka vizituar pas mesnate në spital të riun nga Vlora i cili është goditur me plumb gome në sy nga policia gjatë protestës së 28 nëntorit. I riu tregon nga shtrati i spitalit se mjekët pas testit provë që kanë kryer, nuk i kanë dhënë dot një përgjigje për situatën që ndodhet. Ai i ka rrëfyer deputetit Kapri se në ato pak momente që ka mundur ta hapë qepallën e syrit të dëmtuar, ka parë vetëm dritë të bardhë dhe jo imazhe. Në rrjetet sociale, deputeti Kapri shprehet se protestuesi rrezikon shikimin dhe duke e quajtur goditjen e tij një akt kriminal, paralajmëron se autorët do të mbajnë përgjegjësi për dhunën ndaj protestuesve. “Saimiri sapo kishte mbyllur telefonin me...
Burimi:
gijotina.com