Hajdarmataj: Policia u kthye në militantë të pushtetit, sulmi ndaj gazetarëve në protestë ishte i qëllimshëm

Hajdarmataj: Policia u kthye në militantë të pushtetit, sulmi ndaj gazetarëve në protestë ishte i qëllimshëm

I ftuar në Syri TV, në emisionin me moderatore Eneida Ndocin, ishte drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj. Fokusi i bisedës ishte dhuna joproporcionale e policisë ndaj protestuesve paqësorë dhe roli që duhet të ketë Policia e Shtetit në protesta të tilla qytetare. “Këtu nuk kemi të bëjmë fare me proporcionalitet. Këtu kemi të bëjmë me dy palë. Në njërën anë janë qytetarët, në anën tjetër janë disa militantë, se ndoshta edhe termi banditë do t'u shkonte, që janë përballë qytetarëve. Në çkuptim e them militantë? Sepse nuk zbatojnë as rregulla, nuk zbatojnë asnjë ligj, nuk zbatojnë asnjë direktivë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e protestave dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut. Pra, nuk zbatojnë asnjë...