Matt Damon rrëfen vështirësitë e rikthimit në familje pas muajsh xhirimesh për “The Odyssey”

Matt Damon rrëfen vështirësitë e rikthimit në familje pas muajsh xhirimesh për “The Odyssey”

Aktori amerikan Matt Damon ka treguar se rikthimi në jetën familjare pas disa muajsh qëndrimi larg shtëpisë gjatë xhirimeve të filmit “The Odyssey” ishte më i vështirë nga sa kishte pritur. Në një intervistë për revistën “People”, ku foli së bashku me kolegun John Leguizamo, Damon tregoi se gjatë mungesës së tij familja ishte mësuar të funksiononte pa praninë e tij, ndërsa atij iu desh të gjente sërish vendin në përditshmërinë familjare. Aktori, i cili ka katër vajza me bashkëshorten Luciana, shpjegoi se në projektet e mëparshme fëmijët shpesh e shoqëronin gjatë xhirimeve, duke e përshkruar këtë mënyrë jetese si një “cirk familjar”. Megjithatë, xhirimet e “The Odyssey” në disa vende të botës bënë që këtë herë të qëndronte larg familjes më gjatë se kurrë....