Piktorja shqiptare Blerta Muhaxheri fiton çmimin ndërkombëtar “ATHENA – The Queen of Arts” në Venedik

Piktorja shqiptare Blerta Muhaxheri fiton çmimin ndërkombëtar “ATHENA – The Queen of Arts” në Venedik

29 November, 2026 - 11:57 Piktorja shqiptare Blerta Muhaxheri është nderuar me çmimin ndërkombëtar “International Prize ATHENA – The Queen of Arts”, në ceremoninë e mbajtur më 21 nëntor në Venedik të Italisë. Në këtë ngjarje ndërkombëtare, artistja u prezantua me veprën e saj “Hija e portretit tim”, përmes së cilës trajton çështje të identitetit personal dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u organizua në ambientet e “Scuola Grande di San Teodoro”, duke mbledhur artistë dhe krijues nga vende të ndryshme, në një aktivitet që vë në qendër artin dhe shprehjen krijuese. Ky vlerësim shënon një tjetër arritje në rrugëtimin artistik të Muhaxherit, e cila përmes pikturës sjell në vëmendje përvojat personale dhe lidhjen me rrënjët kulturore. Prezantimi në Venedik i dha...