Zuzana Finger fiton Çmmin letrar “Fjala 2026”
Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forum 26 i akordoi Çmimin Letrar “Fjala 2026”, për përkthyesin më të mirë të letërsisë shqipe në botë, përkthyeses dhe promovueses së letërsisë shqipe në hapësirën gjermanishtfolëse, Zuzana Finger. Çmimi u nda për herë të parë më 28 nëntor 2026, gjatë Takimit të Parë Mbarëkombëtar të Forum 26, “Shqipja – Atdheu ynë i përbashkët”, zhvilluar në Hotel “Palata Venezia”, në Kalanë e Ulqinit, me mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi. Zuzana Finger vlerësohet për kontributin e saj të shquar dhe shumëvjeçar në përkthimin, promovimin dhe ndërkombëtarizimin e letërsisë shqipe, për larminë e autorëve dhe të zhanreve të përkthyera, si dhe për ndërtimin e urave të qëndrueshme të komunikimit ndërmjet letërsisë shqipe dhe kulturave gjermanishtfolëse. Veprimtaria e...
Burimi:
kultplus.com