Fustani i gjelbër i Keira Knightley nga “Atonement” del në ankand për deri në 120 mijë funte

Fustani i gjelbër i Keira Knightley nga “Atonement” del në ankand për deri në 120 mijë funte

Fustani i gjelbër smerald, me shpinë të hapur, i veshur nga aktorja britanike Keira Knightley në filmin “Atonement” (2007), do të dalë në ankand në Londër më 9 dhjetor, në shtëpinë e njohur të ankandeve Christie’s. Fustani, i konsideruar si një prej veshjeve më të paharrueshme të kinemasë, pritet të shitet për një shumë prej 100 mijë deri në 120 mijë funte (rreth 130.940 deri në 157.125 dollarë). I dizajnuar nga Jacqueline Durran, fustani prej materiali të mëndafshtë u vesh nga Knightley në rolin e Cecilia Tallis, në filmin e regjisorit Joe Wright, i realizuar bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtarit Ian McEwan. Kjo veshje ishte shitur edhe më parë, në një ankand bamirësie në vitin 2008, ku kishte arritur çmimin prej...