Nga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre
29 November, 2026 - 09:18 Ndërtesa në numrin 3 të rrugës Savile Row në Londër, ku grupi legjendar “The Beatles” mbajti koncertin e tij të fundit publik më 30 janar 1969, do të shndërrohet në një muze kushtuar historisë dhe trashëgimisë muzikore të katërshes britanike. Hapja për publikun parashikohet gjatë vitit 2027, ndërsa muzeu do të shtrihet në shtatë kate, ku do të ekspozohen materiale arkivore, fotografi, dokumente dhe dëshmi që pasqyrojnë rrugëtimin e grupit që ndryshoi historinë e muzikës botërore. Një nga hapësirat që pritet të tërheqë më shumë vizitorë është studioja në bodrum, ku “The Beatles” punuan për regjistrimet e albumit “Let It Be”. Megjithatë, pika kulmore e vizitës do të jetë tarraca e ndërtesës, ku katër muzikantët zhvilluan koncertin spontan rreth 42-minutësh,...
Burimi:
kultplus.com