Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare Mike Love, bashkëthemeluesi dhe zëri i “The Beach Boys”
Mike Love, bashkëthemeluesi dhe vokalisti i grupit legjendar amerikan “The Beach Boys”, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesja e tij për media, Katie Altman, e cila në një deklaratë për revistën amerikane “Variety” konfirmoi se muzikanti ndërroi jetë të shtunën, i rrethuar nga familjarët e tij. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur. “Si një ikonë e kulturës amerikane, ai do të mbahet mend për talentin e tij të veçantë dhe si frymëzim për breza të tërë muzikantësh”, thuhej në deklaratën e përfaqësueses së tij. Lajmi për vdekjen e Love ka prekur edhe aktorin dhe muzikantin John Stamos, mikun e tij të afërt, i cili për vite me radhë ka performuar me “The Beach Boys”. Në një...
Burimi:
kultplus.com