“Dardanët: historia, arkeologjia, vazhdimësia…” nga Ilir Culaj

“Dardanët: historia, arkeologjia, vazhdimësia…” nga Ilir Culaj

Nga Bruna Gosa Dëshmitë e reja arkeologjike, shtrirja historike dhe vazhdimësia kulturore e dardanëve mblodhën studiues, studentë dhe dashamirës të historisë në një mbrëmje ku shkenca u ndërthur me artin dhe bashkëbisedimin e hapur. Trashëgimia e lashtë e Dardanisë, dëshmitë e reja arkeologjike dhe vazhdimësia kulturore e saj ishin tema bosht e ligjëratës “Dardanët: historia, arkeologjia, vazhdimësia…”, të mbajtur më 26 nëntor, në orën 19:00, në ambientet e bibliotekës “Ernest Koliqi” në Prishtinë. E zhvilluar në kuadër të ciklit të takimeve kulturore “Pena e Dritës”, ngjarja solli para publikut një qasje të plotë, ku hulumtimi shkencor bashkëjetoi me frymën artistike. Ligjërues i ftuar i mbrëmjes ishte Prof. ass. dr. Ilir Culaj, na Departamenti i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinë. Para të pranishmëve, studiuesve, studentëve dhe...