Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si u bënë bashkë CIA dhe BND në “grushtin e shtetit të fshehtë të shekullit”
Më 2013, Edward Snowdeni zbuloi shtrirjen e përgjimit global të komunikimit nga shërbimet e fshehta amerikane. Por që 40 vjet më parë, kundërzbulimi gjerman BND dhe CIA kishin filluar një fushatë mbarëbotërore përgjimi. Në vitin 1970, përfaqësuesit e BND-së dhe të CIA-s nënshkruan një kontratë tepër të fshehtë në Mynih, që i bëri ata partnerë në një operacion që CIA më vonë do ta quante “grusht shteti i shërbimeve të fshehta të shekullit”. BND e quajti operacionin “Rubikon”, ndërsa CIA e quajti me pseudonimin “Minerva”. E gjithë historia e këtij aksioni të ulët u zbulua në shkurt 2020 nga Kanali i Dytë Televiziv Gjerman (ZDF), nga Washington Post dhe Televizioni Zviceran. Objekt i partneritetit të shërbimeve sekrete gjermano-amerikane ishte kompania zvicerane Crypto AG, një nga...