Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Si sot 80 vjet me parë, bota ndryshoi nga dy bombat bërthamore…
Nga Saimir Kadiu- Në mëngjesin e 6 gushtit 1945 në orën 8.15, Forcat Ajrore të SHBA hodhën bombën atomike Little Boy në Hiroshima, Japoni, në një lartësi prej 600 metrash mbi qytet. Bombardimi, së bashku me atë të Nagasakit më 9 gusht, shënuan epilogun e konfliktit. Një kolonë gjashtë kilometra e lartë u ngrit nga pika e goditjes së bombës. Vlerësohet se në atë tragjedi humbën jetën nga 150 mijë deri në 200 mijë persona. Pothuajse të gjithë civilët. Që atëherë e tutje bota dhe koncepti i luftës nuk do të ishin më kurrë të njëjta. Përmes dritares me pleksiglas, nga pozicioni luftarak, George Caron, mitralieri i Enola Gay-t, ka realizuar këtë foto, e destinuar të mbetet një nga imazhet më ikonike historike dhe mbresëlënëse...