Si po shuhet prodhimi/ Industria e veshjeve dhe këpucëve po kalon krizën më të thellë në histori

Si po shuhet prodhimi/ Industria e veshjeve dhe këpucëve po kalon krizën më të thellë në histori

Industria e prodhimit të këpucëve po përballet për të katërtin vit radhazi me vështirësi. Rënia e euros, mungesa e fuqisë punëtore, rritja e pagave dhe zhvendosja e porosive drejt vendeve me kosto më të ulët po ushtrojnë presion të fortë mbi sektorin. Në gjysmën e parë të vitit 2026, eksportet e këpucëve ranë me 7.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vitin 2025, eksportet e tekstileve dhe këpucëve u ulën me rreth 1%, ndërsa prodhimi i tekstileve, veshjeve dhe industrisë së lëkurës e këpucëve ra me 5%, pas rënieve prej 6.6% në vitin 2024 dhe 0.8% në vitin 2023. Tkurrja është reflektuar edhe në punësim. Në vitin 2024, industria e tekstileve dhe këpucëve punësonte rreth 40 mijë persona, niveli më i...