Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Si po e ndryshon tregun e punës inteligjenca artificiale? Shumë do humbin vendin e punës!
👁10980
-Botuar në radion Europa e Lirë- Pagat më të larta në Kosovë janë në sektorin e teknologjisë së informacionit. Por, shumë detyra në këtë sektor tashmë mund të kryhen nga inteligjenca artificiale (IA). Organizata Ndërkombëtare e Punës paralajmëron se asnjë profesion nuk është plotësisht i sigurt, por ekspertët e fushës e shohin atë më shumë si ndihmë sesa rrezik. Që më shumë se një dekadë, Lend Kelmendi ka hyrë në botën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Nga koha kur ai kishte filluar karrierën e deri tani që mban pozitën e drejtorit të inxhinierisë në kompaninë Kutia, shumëçka ka ndryshuar....