Si përfitoi Ermal Beqiri tender për mirëmbajtjen e sistemit të KESH edhe pas arrestimit? Përgjegjëse për kontratën, ish-bashkëpunëtorja e afërt e Ballukut

Si përfitoi Ermal Beqiri tender për mirëmbajtjen e sistemit të KESH edhe pas arrestimit? Përgjegjëse për kontratën, ish-bashkëpunëtorja e afërt e Ballukut

Por pse SPAK ka bindjen se Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri kanë bashkëpunuar së bashku për të përfituar miliona euro nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, njohur ndryshe si AKSHI.Sipas vendimit të Gjykatës për sekuestrimin e pronave dhe pasurive të tij, përmes shoqërisë së tij ‘EA Solution’, Ergys Agasi ‘ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare nga operatorët ekonomikë ‘Soft & Solution’ sh.p.k., në pronësi të Ermal Beqirit, ‘Fastech’ sh.p.k. të Andis Papa dhe ‘First’ sh.p.k. të Gëzim Hoxha.Pagesat janë bërë formalisht për shërbime të ndryshme, por siç rezulton nga hetimet, ato ishin në të vërtetë shpërblim i dhënë për fitimin e tenderëve të AKSHI-t,falë lidhjeve të ngushta që Agasi kishte me drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, dorëhequr pas marrjes së saj si e...