Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si kanë marrë e dhënë shqipja me greqishten? Si u kombinuan si gjuhë mes veti
Në krye, duke ftilluar disa çështje të metodës. Së pari, vetëm konvencionalisht mund ta quajmë shqipe “gjuhën” që flisnin stërgjyshët e shqiptarëve në lashtësi; disa autorë e quajnë atë gjuhë “nëna e shqipes”, të tjerë përdorin termin më teknik parashqipja. Raportet e asaj gjuhe me shqipen mund të mendohen si të ngjashme me raportet, të themi, të gjuhës që flisnin fiset saksone në shek. V (gjuha e poemës Beowulf) dhe anglishtes së sotme. Kështu tingëllonte në saksonishte lutja “Ati ynë”: Fæder ure þu þe eart on heofonumSi þin nama gehalgod. To becume þin ricegewurþe ðin willa, on eorðan swa swa on heofonum.Urne gedæghwamlican hlaf syle us todægand forgyf us ure gyltas, swa swa we forgyfað urum gyltendumAnd ne gelæd þu us on costnunge, ac alys...