Si Gjykatat e provokuan sherrin me Qeverinë? Vetë Kushtetuesja dërgoi borderotë e vjetra

Si Gjykatat e provokuan sherrin me Qeverinë? Vetë Kushtetuesja dërgoi borderotë e vjetra

Gjykatësit dhe prokurorët e përshkallëzuan të enjten qëndrimin e tyre ndaj qeverisë. Në dyert e SPAK ka mbërritur një padi penale ndaj ministrit te Financave dhe drejtuesve te Thesarit, të cilët sipas padisë, nuk kanë sjellë rrogat për ata dhe administratën. Por pyetja është cilat rroga? Të vjetrat apo të rejat? Sipas komunikimeve të Abc News me shoqatën e gjykatësve, thesari ka bllokuar rrogat, sipas referencës së re, që sipas kësaj shoqatë, përcakton vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kështu disa gjykata, përfshirë dhe institucionet e KLGJ dhe KLP, kanë dërguar në drejtorinë e Thesarit rrogat e reja, sipas tyre, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, këtu lind pikëpyetja e parë. Sipas një letre zyrtare të ministrit të Financave, Petrit Malaj, dërguar KLGJ dhe KLP, ndër...