Si e mposhtën studentët një autokrat

Si e mposhtën studentët një autokrat

Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Inteligjenca e turmës. Ky është sekreti i suksesit të studenteve dhe studentëve që prej dy vitesh po punojnë për ta transformuar Serbinë. Eksperimenti demokratik, i cili të dielën u shpërblye nga shumica e popullsisë, është unik edhe sepse fitoren zgjedhore nuk e arriti asnjë parti, por një kolektiv i arsyes së përqendruar dhe i dijes së ndarë mes të gjithëve. Fitorja e listës studentore i detyrohet veçanërisht këmbënguljes së të rinjve, të cilët për muaj të tërë investuan gjithë kohën e lirë, paratë dhe energjinë e tyre. Që në fillim ra në sy niveli i lartë i organizimit të lëvizjes. Gjithçka vendosej me votim demokratik nga baza, studentët silleshin me kujdes dhe qëndrimet radikale liheshin mënjanë përmes proceseve të gjata...