Si e arriti dhe e kaloi Shqipëria mesataren e BE-së… me çmimet e ushqimeve
Prej më shumë se tri dekadash, prioriteti i qeverive shqiptare ka qenë integrimi i vendit në Bashkimin Europian. Madje qeveria aktuale e ka integrimin në BE premtimin e saj kryesor. Dhe në fakt, procesi formal ka përparuar ndjeshëm vitet e fundit: Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe në korrik 2026 mbylli përkohësisht tre të parët. Por ka të paktën një tregues ku Shqipëria jo vetëm e ka arritur Europën, por tashmë e ka kaluar: çmimet e ushqimeve. Në vitin 2025, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri arriti në 103% të mesatares së Bashkimit Europian, duke kaluar për herë të parë referencën e 100%. Pra, një shportë ushqimore që mesatarisht kushton 100 në BE, në Shqipëri kushton rreth 103, e matur sipas...
Burimi:
javanews.al