Shtyhet hapja e ‘basteve online’, Malaj: Po rishikojmë ligjin, pastaj do të fillojë operimi i lojërave të fatit

Shtyhet hapja e ‘basteve online’, Malaj: Po rishikojmë ligjin, pastaj do të fillojë operimi i lojërave të fatit

Petrit Malaj TIRANË-Bastet sportive online pritet të rikthehen në Shqipëri pas plotësimit të kuadrit ligjor nga qeveria. Në mars të këtij viti në Fletoren Zyrtare u përcaktuan standardet teknike për funksionimin e basteve sportive online në Shqipëri, por hapja e tyre shtyhet sërish, pasi qeveria po rishikon ligjin për të forcuar mbikëqyrjen dhe për të shmangur problemet sociale. Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha në Komisionin e Ekonomisë se, megjithëse kuadri ligjor dhe VKM-të përkatëse janë përfunduar, bastet online do të hapen vetëm pas këtij rishikimi. Petrit Malaj: Ne kemi mbaruar të gjithë kuadrin ligjor sa i përket basteve online, VKM-të respektive. Qeveria po e rishikon edhe një herë ligjin për të pasur një mbikëqyrje të kujdesshme për të mos pasur probleme sociale. Pasi të...