Petro Koçi dënon protestën e 28 Nëntorit: Zgjedhja e kësaj date për pushtet është poshtërsi, maskat dhe molotovët nuk sjellin ndryshimin

Petro Koçi dënon protestën e 28 Nëntorit: Zgjedhja e kësaj date për pushtet është poshtërsi, maskat dhe molotovët nuk sjellin ndryshimin

Ish-zyrtari i lartë socialist, Petro Koçi ka reaguar ashpër në lidhje me protestën e dhunshme që po zhvillohet sot në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, Koçi i cilëson “mendje djallëzore” ata që e kanë organizuar protestën pikërisht në ditën e festës së Pavarësisë. Sipas Koçit, z gjedhja e kësaj date të shenjtë për politikë pushtetpërmbysëse apo pushtetkërkuese është poshtërsi. Ish-ministri shton se nuk mund të shpëtojë Shqipëria nga korrupsioni apo padrejtësia me lëvizje që edhe Ditën e Flamurit e veshin me maska dhe sulmojnë me molotovë Reagimi i plotë:   Mallkuar qofshin ato mendje djallëzore antishqiptare që zgjodhën 28 Nëntorin kuqezi për pushtet politik, duke i vënë zjarrin Tiranës. Viti ka ditë plot që çdokush, me motive dhe arsye legjitime, të organizojë protesta...