Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shtrydhësja e Kamzës dhe Aleksi
Nga Skënder Minxhozi/ Si fillim i duhet kërkuar ndjesë familjes së Aleks Nikës dhe dëshmorëve të tjerë të 21 janarit 2011, që në titullin e shkrimit është krijuar një paralelizëm banal. Ja që puna ka ardhur që t’i drejtohemi edhe figurave letrare provokuese e cinike, me qëllim që të duket edhe më i qartë absurdi që vijon të rrethojë prej 14 vitesh zbardhjen e vrasjeve më tronditëse me sfond politik të të gjithë tranzicionit shqiptar. Një dosje e re e bujshme hetimi ka zënë ekranet e mediave dhe rrjetin social. Akuza për abuzime me fondet në Universitetin Bujqësor kanë çuar në arrestime dhe masa të tjera shtrënguese për stafin më të lartë të institucionit. Siç është në “traditën” më të shëmtuar të dekonspirimit të...