Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Shtrirja gjeografike e Ilirisë antike dhe shkaqet e mungesës së shkrimit në gjuhë ilire
Iliria antike shtrihej në një territor shumë të gjerë, i cili në kohën tonë përfshinë në vete pjesën më të madhe të gadishullit të Ballkanit. Territori i Ilirisë antike edhe sot po të ishte brenda një entiteti shtetëror, do të konsiderohej si një entitet i madh edhe në konditat e sotme evropiane. Problemet e funksionimit të Ilirisë antike si një entitet shtetëror homogjen, përbërja e popullsisë dhe ndarja e saj në formacione të shumta fisnore, pasojat e pushtimeve të gjata romake, bizantine e bullgare, janë ende tema trajtimesh shkencore. Megjithatë, shtrirja e saj gjeografike është më e fiksuara, më e qarta nga të gjitha problemet e tjera, sigurisht për arsye se gjeografia nuk ka ndryshuar rrënjësisht. Të dhëna për shtrirjen gjeografike të Ilirisë antike kanë...