Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë për vitin 2026, Shqipëria në vend të 47-të, lë pas rajonin

Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë për vitin 2026, Shqipëria në vend të 47-të, lë pas rajonin

Shqipëria renditet në vendin e 47-të në botë për rezultatet e nxënësve 15-vjeçarë në shkencë, matematikë dhe lexim, duke lënë pas vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas renditjes së përgatitur nga Visual Capitalist, bazuar në rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA 2025 të OECD-së, Shqipëria ka grumbulluar mesatarisht 425.3 pikë në të tria lëndët, duke u pozicionuar përpara Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Mali i Zi renditet në vendin e 50-të me 421.3 pikë, i ndjekur nga Serbia në vendin e 51-të me 420.3 pikë. Diferenca me Shqipërinë është relativisht e vogël, përkatësisht 4 dhe 5 pikë. Ndërkohë, hendeku është më i madh me Maqedoninë e Veriut, e cila renditet në vendin e 73-të me 371.7 pikë, dhe Kosovën, në vendin...