Shtatë viktima pasi një urë autostrade shembet mbi trenin e pasagjerëve

Shtatë viktima pasi një urë autostrade shembet mbi trenin e pasagjerëve

Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një urë autostrade është shembur mbi një tren pasagjerësh në rajonin Bryansk të Rusisë. Guvernatori i Bryanskit, Aleksandr Bogomaz, njoftoi në kanalin e tij Telegram se ”një urë autostrade në rajon u shemb mbi një tren pasagjerësh që po udhëtonte nga Klimovi në Moskë”. Bogomaz tha se ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në vendngjarje, duke shtuar se ”shtatë persona humbën jetën dhe 66 persona, përfshirë tre fëmijë, u lënduan si pasojë e shembjes së urës. 44 prej tyre u dërguan në spital dhe 22 u trajtuan në mënyrë ambulatore”. Ende nuk...
Burimi: Kohajone.com