Shtanget Milan-i, Arsenal-i ka gati ofertën 60 milionë euro
Skuadra e tij, Bruges, vazhdon të shkëlqejë në Champions League. Edhe pse nuk shënoi në fitoren 3-0 ndaj Lensit – ndryshe nga ndeshja kundër Interit ku realizoi një “hat-trick” – Nicolò Tresoldi luajti një rol vendimtar për ekipin. Sulmuesi, i cili mbetet një objektiv si për Italinë ashtu edhe për Gjermaninë, preku topin në golin e parë të shënuar nga Vanaken. Ai është bërë gjithashtu subjekt i zërave të shumta të merkatos. Milani ka ndërmarrë hapa konkretë, duke ditur se lojtari ka qenë tifoz i tyre që fëmijë; megjithatë, sipas gazetës “The Sun”, Arsenali i Artetës është aktualisht skuadra që po shfaq interesin më të madh. Performancat e sulmuesit të lindur në vitin 2004 po përmirësohen ndjeshëm dhe Arsenali nuk ka ndërmend të humbasë më...
Burimi:
telesport.al