No Image Available

Shqiptari në Francë akuzohet për rrëmbimin e 3 të miturve për 7 mijë euro borxh droge

Një 23-vjeçar i njohur me nofkën “Shqiptari” dhe dhjetë persona të tjerë nga rajoni i Lionit po gjykohen në qytetin e Bourges, në Francë për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tre të miturve në mars të vitit 2023. Sipas mediave franceze, motivi i dyshuar i ngjarjes lidhet me një borxh prej 7 mijë eurosh nga trafiku i drogës. 23-vjeçari, i cili pretendohet se drejtonte një grup të njohur si “Klani i lionasve” akuzohet se ka organizuar veprimet së bashku me dhjetë persona të tjerë të moshës 22 deri në 28 vjeç. Procesi gjyqësor ka nisur më 27 tetor në gjykatën penale të Bourges, ku do të shqyrtohet roli i secilit prej të pandehurve. Sipas raportimeve të mediave franceze, më 2 mars 2023, 23-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorë të...