Shqiptari kapet me kufje të fshehura në provimin e patentës në Belgjikë, para gjykatës: Prisja telefonatën e kolegut

Shqiptari kapet me kufje të fshehura në provimin e patentës në Belgjikë, para gjykatës: Prisja telefonatën e kolegut

Një 51-vjeçar shqiptar ka përfunduar në gjykatë në Belgjikë, pasi dyshohet se tentoi të mashtronte gjatë provimit teorik për marrjen e patentës së drejtimit. Ngjarja është regjistruar në qendrën e provimeve në Geel, ku burri nga Tongereni u kap në flagrancë nga një përgjegjës i qendrës, pasi kishte përdorur kufje të fshehura gjatë testimit. Sipas mediave belge, shqiptari u paraqit të hënën para Gjykatës Penale në Turnhout, ku u përball me akuzën e tentativës për mashtrim gjatë provimit. Prokurorja Veerle Van Gorp bëri të ditur se 51-vjeçari kishte vendosur fillimisht një pajisje të vogël në vesh dhe më pas kishte përdorur edhe kufje të mëdha. Ai iu përgjigj saktë pothuajse të gjitha pyetjeve, por u vu re kur, pas heqjes së kufjeve të mëdha, tentoi të fshihte...