Shqiptari i dehur tenton t’u ikë karabinierëve, arrestohet pas ndjekjes së rrezikshme

Shqiptari i dehur tenton t’u ikë karabinierëve, arrestohet pas ndjekjes së rrezikshme

Drejtonte makinën me 2,2 gramë alkool për litër gjak, hipi në trotuare dhe përshkoi rreth një kilometër në sens të kundërt. Autoritetet po shqyrtojnë edhe revokimin e lejes së qëndrimit. Një shtetas shqiptar 57-vjeçar është arrestuar në Padova të Italisë, pasi tentoi t’u largohej karabinierëve me makinë, duke kryer manovra të rrezikshme në disa zona të qytetit. Ngjarja ndodhi gjatë natës mes së dielës dhe së hënës, rreth orës 04:00. Sipas mediave italiane, shqiptari ishte në timonin e një automjeti tip “Ford Focus” dhe përshkoi lagjet Guizza dhe Voltabarozzo, duke hipur në trotuare dhe duke lëvizur për rreth një kilometër në sens të kundërt përgjatë Lungargine Ziani. Sjellja e tij i detyroi patrullat e policisë të kryenin manovra për të shmangur aksidentet. Ndjekja përfundoi në...