‘E vrau për 5 euro dhe ia hodhi trupin në pyll’/ Prokuroria kërkon mbi 22 vite burg për vrasësin e shqiptarit
Prokuroria në Spanjë ka kërkuar 22 vite e 5 muaj burg për 52-vjeçarin, të njohur me nofkën “El Seco”, i akuzuar për vrasjen e të riut shqiptar Artjol Ramaj, i zhdukur më 2 mars 2023 në Riudarenes, në provincën e Gironës. Sipas hetimeve, Ramaj jetonte prej fundit të vitit 2022 në të njëjtën banesë me të akuzuarin, ku të dy kujdeseshin për një plantacion marijuane. Mes tyre kishte konflikte të vazhdueshme, ndërsa natën e krimit një debat për vetëm 5 euro dyshohet se përfundoi në tragjedi. Sipas akuzës, 52-vjeçari e sulmoi shqiptarin ndërsa ky i fundit ishte i shtrirë në shtrat dhe pa mundësi për t'u mbrojtur, duke i shkaktuar dëmtime fatale në kokë. Më pas, ai dyshohet se transportoi trupin në një zonë pyjore...
Burimi:
syri.net