Shqiptarët votojnë, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

Shqiptarët votojnë, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri më tani ka qenë 1.93%. Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm 1 prej 5225 qendrave të votimit në total. Deri më tani është votuar nga 11 nga 571 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 08:00, përqindja e votuesve ka qenë 3.37%.
Burimi: Gijotina.com