Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shqipëria, vendi që adhurova”/ Ndërron jetë në Tiranë ish-ambasadori gjerman i 2 Korrikut
Ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum. “E adhurova këtë vend, sepse është i mrekullueshëm. Por, ndoshta edhe më shumë, adhurova popullin e tij. Dhe e ndjeja, e perceptoja prej gati një viti, që nga fillimi i 1989-tës, se po piqeshin kushtet për një revolucion. Njerëzit kishin ndryshuar. Nuk kishin më frikë totale nga reagimi i regjimit. Gati çdo muaj e ndjeja gjithnjë e më shumë atë frymë rebelimi, atë dëshirë për të dalë nga shtypja. Dëshira për të jetuar të lirë, për të qenë të lirë të takoheshin me të tjerët, për...