Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Shqipëria të përshpejtojë përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike përballë rreziqeve në rritje
👁9119
Nga Ekipi Vendor i Kombeve të Bashkuara në ShqipëriShqipëria e gjen veten në udhëkryq kritik lidhur me trajtimin e krizës klimatike botërore. Ajo është ndër vendet e para evropiane sa i përket ekspozimit dhe cenueshmërisë ndaj rreziqeve natyrore dhe ngjarjeve të motit ekstrem [1]. Këto ngjarje të cilat po bëhen më të shpeshta dhe më intensive, përbëjnë kërcënim serioz për komunitetet dhe ekosistemet.Vendi përballet me mot ekstrem më të shpeshtë, përfshirë përmbytjet, thatësirat dhe valët e të nxehtit. Nga viti 1997 deri në vitin 2017, përmbytjet në rajone si Shkodra, Tirana, Vlora dhe Fieri shkaktuan 218 milion USD dëme dhe...