Shqipëria në valë protestash, Kuvendi mblidhet ditën e enjte! Zbardhet rendi i ditës, interpelancë edhe me ministrin Demo!
Kuvendi do të mblidhet ditën e enjte në seancë plenare. Seanca do të mbahet në një kohë kur vendi, e kryesisht Tirana, janë përfshirë nga protestat, të cilat janë shoqëruar edhe me akte dhune dhe shkatërrime. Seanca e një jave më parë u shty për shkak të protestave, ndërsa pika e parë e rendit të ditës është pikërisht interpelanca me ministrin e Brendshëm Ervin Demo. Kujtojmë që kjo interpelancë është kërkuar edhe më herët nga opozita, por është shtyrë, me arsyetimin se Demo ishte i ri në detyrën e ministrit dhe do i duhej kohë që të njihej me çështje që kërkonte opozita. Por tashmë pritet të shihet nëse interpelanca do të zhvillohet mbi pyetjet që opozita i ka drejtuar më herët, apo do të...
Burimi:
javanews.al