Shqipëria merr Presidencën e UEAA-së për periudhën 2026–2028! Akademiku Nazim Gruda zgjidhet President
Më 21 shtator 2026, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, u zhvillua Asambleja XIII e Përgjithshme e Unionit të Akademive Evropiane për Shkencat e Zbatuara në Bujqësi, Ushqim dhe Natyrë (UEAA), së bashku me mbledhjen e Komitetit Drejtues. Në kuadër të aktivitetit u zhvillua edhe simpoziumi shkencor ndërkombëtar “Bujqësi e qëndrueshme evropiane dhe menaxhim i balancuar i burimeve natyrore”, me pjesëmarrjen e akademikëve, profesorëve dhe ekspertëve nga vende të ndryshme evropiane. Gjatë Asamblesë së Përgjithshme u miratuan raportet institucionale dhe u zgjodhën organet drejtuese për mandatin 2026–2028. Akademiku Nazim Gruda u zgjodh me votë unanime President i UEAA-së, duke sjellë Presidencën e Unionit në Shqipëri për dy vitet e ardhshme. Prof. Dr. Simone Orlandini, nga Accademia dei Georgofili, Itali, u zgjodh zëvendëspresident. Gjithashtu,...
Burimi:
javanews.al